Carlos Santana: Beyonce më shumë se këngëtare është modele
Adele e priti me shumë lotë marrjen e çmimit për albumin më të mirë të vitit, kjo përpos emocioneve por edhe sepse idhulli i saj nuk e mori atë. Madje këngëtarja e ndau çmimin në dy pjesë që t’ia jepte njërën Beyonce-s.
Ky veprim preku shumë persona. Carlos Santana është një nga të paktët që dha një mendim ndryshe. Ai ishte plotësisht dakort me vendimin e The Recording Academy për t’ia dhënë çmimin Adele, sepse sipas tij ajo është këngëtare shumë herë më e mirë se Beyonce. Carlos, që ka marrë plot 10 Grammy-s gjatë kohës së tij, shpjegoi se Beyonce më shumë se këngëtare është ‘modele’. Për Australian Associated Press ai u shpreh: “Mendoj se Adele fitoi sepse ajo mund të këndoj. Me gjithë respektin për motrën tonë Beyonce, ajo është e bukur për ta parë, dhe është më shumë si modele për të reklamuar një fustan me muzikë, ajo nuk është këngëtare.”
Më vonë këngëtari me anë të një statusi në facebook u përpoq ta shpjegonte ndryshe atë që kishte thënë. “Qëllimi im ishte thjesht ta komplimentoja Adele për natën e mrekullueshme në grammy-s. Komenti im për Beyonce është marrë plotësisht jashtë konteksti. Unë kam respektin më të madh për të si artiste dhe si person. I uroj Beyonce-s dhe familjes së saj më të mirat.”
Pavarësisht shpjegimit nga ana e tij në lidhje me deklaratën e dhënë, postimet në Twitter nga fansat e divës ishin “kryqëzuese” për Carlos Santana.