Lajme

18 February 2017

10 makinat me te shpejta ne bote

|
By
|
0 Comment
|

1.Aston Martin One-77
Ndertuar dhe pajisur me se miri me teknologjine e fundit, stiluar me shume kujdes, Aston Martin One-77 eshte nje nga makinat me shasi 100% me fibra karboni. Makina ka nje motor 7.3 liter V-12 i cili gjeneron ne menyre me mahnitshme 750 Kuaj Fuqi. Ajo pershpejton nga 0-100 km/h ne 3.7 sekonda dhe arrin shpejtesine maksimale 380 km/h. Cmimi……$1,400,000.

2.Bugatti Super Veyron
Bugatti’s Super Veyron eshte ndertuar me materiale super te lehta dhe eshte 250 kg me i lehte se Bugatti Veyron Super Sport. Makina ka nje motor 9.6 liter W-16 i cili gjeneron 1600 Kuaj Fuqi. Kjo ben te mundur qe makina te pershpejtoje nga 0-100 km/h ne 1.8 sekonda dhe nje shpejtesi maksimale 464 km/h. Cmimi…… $2,500,000.

3.Bugatti Veyron Super Sport
Edhe kjo eshte nje nga makinat me te shpejta ne planet. Me nje motorr te fuqishem 8.0 liter, 16 cilindra te cilet gjenerojne 1200 kuaj fuqi dhe me nje shasi super te lehte alumini, makina arrin 100 km/h per vetem 2.4 sekonda dhe nje shpejtesi maksimale 430 km/h. Cmimi i saj arrin $2,400,000. Gjithsesi ky cmim e justifikon cilesine, komfortin, shpejtesine dhe sigurine ne rruge.

4.Ferrari LaFerrari
Ferrari LaFerrari eshte nje makine ekstremisht sportive dhe qe duket si nje avion me tipare Farrari. Ky eshte Ferrari i pare me nje sistem hibrid i cili permireson performancen. Sistemi HY-KERS (Hybrid-Kinetic Energy Recovery Sistem) i pajisur me 2 motorre elektrik dhe me nje tjeter 6.2 liter V-12 i cili gjeneron 963 Kuaj Fuqi dhe 633 lb moment rrotullues. Makina arrin 100 km/h per 2.9 sekonda dhe nje shpejtesi maksimale prej 354 km/h. Cmimi…..$1,300,000.

5.Hennessey Venom GT1
Me nje motor 6.2 liter V8 Twin Turbo, Hennessey Venom GT eshte jo vetem nje nga makinat me te shtrenjta, por edhe me terheqese. Me 1200 Kuaj Fuqi, arrin shpejtesine 100 km/h per 2.5 sekonda dhe shpejtesine maksimale 418 km/h. Cmimi per kete makine te mrekullueshme eshte $1,200,000.

6.Koenigsegg CCX
Koenigsegg CCX ze nje vend te rendesishem ne 10-shen e makinave me te shpejta ne bote. Me nje motor V8 Twin-Supercharged i cili gjeneron 806 Kuaj Fuqi dhe nje moment rrotullues 678 lb, ajo arrin 100 km/h ne vetem 3.2 sekonda. Shpejtesia maksimale arrin 417 km/h. Cmimi i saj eshte $545,568

7.Lamborghini Veneno
Lamborghini i dhuroi botes te magjishmen Veneno si dhurate per 50 vjetorin e markes. Ata perdoren fibra karboni te nje cilesie te larte dhe i dhane pamjen e nje makine agresive te sporteve ekstreme. Makina eshte e pajisur me nje motor V-12 i cili gjeneron 750 Kuaj Fuqi. E gjithe kjo fuqi transmetohet nga nje kambio automatike me 7 raporte e cila ben qe makina te arrije 100 km/h per 2.8 sekonda dhe nje shpejtesi maksimale prej 356 km/h. Te gjitha keto per nje cmim te kripur prej $4,000,000.

8.McLaren P1
Me 903 Kuaj Fuqi, McLaren P1 eshte makina e preferuar e te gjithe garuesve per shkak te klasit dhe stilit unik te saj. Eshte e pajisur me nje motor 3.8 liter Twin-Turbo V8 i cili i mundeson makines te arrije 100 km/h per 2.7 sekonda dhe nje shpejtesi maksimale prej 350 km/h. Bleresit i duhet te paguaje rreth $1,200,000 per t’a patur.

9.Saleen S7 TT
Monstra garuese Saleen S7 TT/Twin-Turbo eshte e adhururar nga te apasionuarit pas shpejtesise. Sic duket edhe nga emri, makina eshte e pajisur me nje motor Twin-Turbo i gjithi alumin i cili gjeneron 750 Kuaj Fuqi. Arrin nje 100 km/h per 2.8 sekonda. Makina ka nje sjellje tipike e cila ju ben te ndiheni krenar per te. Cmimi……$555,000.

10.Zenvo ST1
Zenvo ST1 eshte nje monster e cila fuqizohet nga nje motor 7.0 liter i Corvette V8.. Ketij motorri i eshte shtuar nje Twin-Turbo dhe gjeneron 1104 Kuaj Fuqi. Nga 0-100 km/h arrin per 3 sekonda. Vetem 15 do te jene personat me fat qe do e kene per kete vit pasi kjo eshte sasia qe do te prodhohet cdo vit. Cmimi i saj arrin $1,225,000.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com