Lajme

20 February 2017

Erik Fullani tregon se jeta që bën në rrjete sociale nuk është gjithë e vërteta

|
By
|
0 Comment
|

I ftuar ditën e sotme në “Hangover”,emisionin e përditshëm në Tema TV dhe MCN Radio,nga Roza Lati dhe Ergys Bamci,ishte Erik Fullani.Eriku është nga meshkujt më të përfolur të shoëbizz -it shqiptar. Ai është aq i komentuar në rrjetet sociale,për mirë e për keq,madje pranon edhe vetë se ai është komentuar më shumë për keq se për mirë. Një nga komentet që atij i bëjnë gjithmonë është fakti se ai jeton me lekët e mamit dhe babit. Pikërisht për këtë gjë ai thotë që është e vërtetë që jeton me lëkët e prindërve,por sepse ai është në një moshë të re, që akoma nuk ka arritur të gjejë punën e duhur,por po përpiqet ta gjejë dhe të jetë i pavarur. Gjithashtu ai shtoi se ka qënë fati i tij pse ka lindur në një familje ku nuk i është dashur të punojë për të mbajtur veten apo familjen.
Ai tregoi shumë gjëra për veten dhe familjen e tij,por një nga gjërat që ne nuk dinim ishte se në të vërtetë ai është një djalë i thjeshtë dhe madje bashkë me familjen e tij kanë bërë dhe bamirësi,pavarësisht se nuk e kanë thënë asnjëherë në media. Ai tha:” Për vitin e ri,unë dhe familja ime kemi shtruar një darkë për shtëpinë e të moshuarve,duke qënë se të gjithë janë përqendruar tek bamirësitë për fëmijët dhe duket sikur të moshuarve nuk po j’u kushton njeri aq shumë rëndësi, ne vedosëm për ta”.
Në testin ” Sa Tupac je” që Roza u bën gjithë të ftuarve në emision,në pyetjen nëse ishte arrestuar ndonjëherë ai u përgjigj :’Jo,vetëm jam shoqëruar,dua të kem dëshminë penale të pastër. E kam shumë problem të bëj gjëra të tilla.Madje as nuk jam dehur ndonjëherë.”
Ai u shpreh gjithashtu se njerëzit e personifikojnë si mendjemadh sepse edhe postimet e tij në instagram të bëjnë të mendosh ashtu. “E vërteta është se mua më pëlqen ta shes jetën time si i pasur,jo se i bëj të gjitha këto vërtetë.Më pëlqen ti bëj të tjerët të mendojnë se jam mendjemadh.Unë kam një makinë të thjeshtë,e cila ka dy muaj në servis e nuk e di kur do të rregullohet”- tha ai. Ndër të tjera theksoi se gjithcka që ai bën e bën thjesht për efektin e rrjeteve sociale,pra është “fake”.
Eriku sqaroi dhe muhabetin e shumëpërfolur të 500 euroshit me të cilin ai fshin djersët.Ai sqaroi:’Gjithcka ka qënë një shaka me një shokun tim.Ai më dërgoi një foto të vajzës së tij ku sapo kishte marrë rrogën dhe kishte disa 500 Euro. Unë kisha blerë te Jumbo disa facoleta që dukeshin si 500 Euro dhe bëra sikur fshija djersët,por gjithcka ka qënë shaka me mikun tim.Të gjitha të tjerat janë ekzagjeruar nga mediat”. Për të parë intervistën klikoni në http://www.tematv.al/hangover

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com