Upss Bella Hadid tregon më shumë seç duhet
Bella Hadid bashkë me shoqet e saj modele ka qenë mbrëmjen e djeshme në LOVE and Burberry London Fashion Week Party . 20 vjeçarja kishte veshur një fustan të zi, të shkurtër, lëkurë i cili i nxirrte në pah këmbët e gjata dhe elegancën e saj. Në shoqërinë e Kendall Jenner, Jourdan Dunn e të tjerëve duket se modelja po kalonte një mbrëmje argëtuese e cila falë paparacëve u përhap edhe në media. Paparacët arritën të kapnin edhe një incident që ndodhi me veshjen e Bella-s. Teksa ajo po përkulej që të dilte nga makina, gjoksi i saj u zbulua plotësisht. Gjithsesi ky icdent nuk duket se e ka shqetësuar shumë modelen e cila shpesh ka pozuar dhe nudo për sete të ndryshme.