Kush e ka inatin me Jamie Foxx?
Thuhet se policia ka akuzuar dy burra kroatë me sjellje të çrregullt dhe që kanë përdorur sharje raciste ndaj aktorit Jamie Foxx.Ylli “Ray” ishte objektiv i ofendimeve “veçanërisht arrogante dhe të vrazhda”, ndërsa ishte duke ngrënë në një restorant në Dubrovnik të Kroacisë, ku ai është duke filmuar një film të ri “Robin Hood”,të dielën (19 shkurt).49-vjeçari nuk është përmendur në raportin e policisë, por ai e drejtoi situatën në një postim në mediat sociale që më pas u fshinë.Policia thuhet se po heton nëse ka akuza të tjera për të ndjekur të dyshuarit.Lajmi vjen një muaj pasi aktori është sulmuar në një restorant në Los Anxhelos në janar.
Foxx dhe miqtë e tij ishin duke shijuar një natë jashtë në restorantin Catch,kur një i huaj u afrua te grupi i shokëve dhe u ankua për zhurmën që ata ishin duke bërë.
Sipas TMZ.com,personi u zgjat drejt Jamie dhe e tërhoqi atë poshtë tavolinës.
Foxx nuk i ka konfirmuar apo mohuar lajmet.