Del në shitje makina e 2Pac
Fotoja e njohur e Tupac dhe Suge Knight në BMW e tyre, pak para se reperi të ishte vrarë, do të jetë përgjithmonë një nga fotot më të rëndësishme të historisë së hip hop-it. E tanimë makina mund të ketë pronar këdo, falë një ankandi që është hapur për shitjen e saj. BMW 750iL i vitit 1996 është restauruar dhe pritet të shitet minimalisht për $1.5 million. Juve si ju duket? është pak e tepruar kjo shifër për një makinë BMW, apo ia vlen sepse ka pasur në të legjendën e hip hop-it, 2Pac.