Lajme

27 February 2017

Angelina Jolie i kthehet ekranit

|
By
|
0 Comment
|

Dalëngadalë ajo duket se po i rikthehet kamerave, pas ndarjes nga bashkëshorti Brad Pitt vitin e kaluar.

Pasi tregoi vështirësitë e divorcit, Angelina Jolie i kujtoi fansave bukurinë e saj që të lë pa frymë , në fushatën e fundit të markës ikonë të parfumeve, “Guerlain”, për parfumin e ri “Mon Guerlain”.Për fushatën, 41-vjeçarja përjetësohet në imazhin 3D, të realizuar nga fotografët Ëill Camden dhe Rob Munday, që do të shfaqet në Londër në muajin mars.

Me qëndrimin e saj madhështor dhe vështrimin mbërthyes, ylli i “Girl Interrupted”, i kujtoi dhe një herë fansave se pavarësisht gjithçkaje, Angelina do të vazhdojë të mbetet simboli i klasit femëror.

“Është nder i madh për ne të punojmë me të, imazhi i saj për Guerlain personifikon më së miri shpirtin e gruas së fortë, që të inspiron dhe të bën ta admirosh.”, thotë për aktoren 41-vjeçare një nga fotografët.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com