Një tjetër çift i njohur ndahet
Kate Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë pas një viti lidhjeje. Një përfaqësues i çiftit e konfirmoi lajmin për Us Weekly ditën e djeshme, disa ditë pasi ata u shfaqën publikisht në Vanity Fair Oscars Party. Princesha e Pop-it, Kate dhe aktori i njohur kanë pasur një marrëdhënie shumë të përfolur e shumë të bukur njëkohësisht. Për shumë lajmi i ndarjes erdhi si surprizë pasi deri në fund të janarit ata kanë qenë duke postuar foto shumë interesante e të këndshme nga e përditshmja e tyre sëbashku. Madje muajin e kaluar 32 vjeçarja surprizoi 40 vjeçarin me një festë surprizë që kishte përgatitur për ditëlindjen e tij, ku u shfaq për herë të parë edhe me flokët bjondë.