Rihanna na la pa fjalë në Harvard
Rihanna-s iu dha çmimi i “Humanitares së Vitit” nga Universiteti i Harvard-it pasditen e djeshme, duke u bërë këngëtarja e parë që e merr këtë çmim. Por çfarë zgjodhi ajo të vishte për eventin?
Këngëtarja u shfaq në Kembrixh me një veshje që e diferencon nga të gjithë të tjerët: një fustan me supet jashtë dhe çizme të gjata sipër gjurit.
Por nuk ishte vetëm paraqitja e saj, fjalimi i saj gjithashtu dha një frymë të re. Nisi nga tundja e flokëve, kur Rihanna i tha turmës se, “Ia dola në Harvard”.
“E vërteta është se nuk duhet të jesh i pasur, për të qenë humanitar. Nuk duhet të jesh i pasur, për të ndihmuar dikë. Nuk duhet të jesh i famshëm. Nuk duhet të jesh i shkolluar në kolegj”, u shpreh këngëtarja.