Jane Fonda tregon të vërtetën e hidhur
Aktorja e famshme Jane Fonda, ka rrëfyer gjatë një interviste çaste shumë intime nga jeta e saj personale. Ndër të tjera, ajo ka treguar se është përdhunuar kur ka qenë e mitur. Fituesja e 2 çmimeve Oscar, tashmë 79 vjeçe, është shprehur se i ka ndodhur më shumë se një herë të pushohet nga puna, vetëm për faktin se nuk ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin e saj.
“Më kanë përdhunuar qysh fëmijë, madje jam pushuar nga puna sepse nuk kam pranuar të kem diçka me shefin tim dhe gjithmonë jam ndier fajtore për këtë: që asnjëherë nuk kam bërë apo të kem dhënë përgjigjen e merituar ndaj kësaj “takse” që bota patriarkale ka vendosur”, pohoi Jane, e cila gjithashtu është aktiviste e zjarrtë në lëvizjet feministe, ndoshta pikërisht për këto të vërteta.
Ndër të tjera, ylli i “Monster in Law”, ka bërë thirrje se ka shumë vajza me të cilat abuzohet dhe ato nuk janë të vetëdijshme për këtë. “Të kuptosh dhe të pranosh se përdhunimi dhe abuzimi nuk është faji i femrës është një ndër gjërat më me vlerë që ka bërë lëvizja femërore. Ne na kanë dhunuar dhe nuk është e drejtë”, vazhdon ajo.