Justin Bieber qëllohet me shkop golfi nga Ed Sheeran
Ed Sheeran ka zbuluar se njëherë ai ka goditur muzikantin Justin Bieber në fytyrë, me një shkop golfi.
Në një intervistë të dhënë për “The Guardian”, këngëtari i hitit “Shape of You” ka thënë se ishte duke konsumuar alkool me këngëntarin kanadez dhe vendosën të luanin një lojë golfi.
“Ishim në Japoni dhe kishim dalë në një bar për të pirë diçka”, nisi rrëfmin e tij Ed. “Ai piu ujë ndërsa unë isha dehur. Pas kësaj, vendosëm të luanim golf. Ai u shtri në dysheme dhe vendosi një top golfi në gojë dhe më tha që ta godisja për t’ja nxjerrë nga goja. Unë mendova me vete, duhet ta realizoj këtë siç duhet dhe e godita”, shpejgon këngëtari.
“E keni parasysh kur dikush goditet në film dhe ju dëgjoni një klithmë të shtirur? Ajo nuk është asgjë pasi në realitet kur dikush goditet, ti dëgjon një zhurmë si në të mbytur. Kjo është ajo çfarë dëgjova”. Ed tregoi se truprojet e Justin u tmerruan kur mësuan se çfarë ndodhi.