Oscar, dyshja që ngatërroi zarfin kërcënohet me vdekje
Dyshja që ngatërroi zarfin për çmimin e madh të filmit më të mirë në Oscar është kërcënuar me vdekje. Ata e shpallën fitues filmin ‘La La Land’ në vend të ‘Moonlight.’ Ky është konsideruar si gabimi më i madh në historinë 89-vjeçare të ceremonisë.
Ata u pushuan menjëherë nga puna sepse ishin përgjegjës për numërimin e votave dhe organizimin e zarfeve. Pas ngjarjes së incidentit, u postuan në rrjetet sociale fotot e familjes së tyre duke i kërcënuar me vdekje. Ata kanë marrë masa dhe për këtë arsye secili ka truproja që kujdesen për sigurinë e tyre.