Demi Lovato do të dekorohet me një çmim shumë domethënës
Demi Lovato do të marrë një çmim për kontributin e saj në ndërgjegjësimin e personave mbi shëndetin psikologjik e mendor. Këngëtarja do të nderohet më 2 mars me Çmimin Artistik të kurajës në Los Angeles. Më herët këtë muaj ajo ka rrëfyer historinë e saj dhe luftën me çrregullimin bipolar. Në vitin 2011, ajo ka vuajtur nga çrregullimet e ushqimit, kequshqyerjen dhe vetëdëmtimin, një eksperiencë të cilën ajo e ka përdorur për të ndërgjegjësuar edhe të tjerët.
“Është e mundur që të jetosh dhe të ndihesh më mirë, pavarësisht se ke kaluar një betejë të tillë me shëndetin psikologjik. Unë vendosa që të bëhem partnere me “Be Vocal”, sepse është një gjë shumë e fuqishme jo vetëm të informosh njerëzit se çfarë janë sëmundjet mendore, por edhe t’u mësosh se si mund të veprojnë për ta tejkaluar”,- është shprehur Demi në një intervistë kohë më parë.