Modelja e njohur provokon sërisht
Modelja e cover-it të revistës prestigjoze ‘Sports Illustrated’ ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në shoqërinë e bashkëshortit të saj. Ajo ka postuar në rrjetet e ndryshme sociale foto të saj dhe partnerit teksa shijonin rrezet e diellit e laheshin në pishinë. Si gjithmonë modelja ka provokuar me pozat e saj dhe me veshjen. Ajo kishte zgjedhur që në vend të rrobave të banjos të vishte një bluze të bardhë, e cila e lagur i tregonte plotësisht format e gjoksit të modeles së bëshme. Ashley ka nxjerrë në pah edhe bukurinë e saj natyrale pasi ka zgjedhur të mos përdor asnjë lloj make up-i. Ajo dhe bashkëshorti i saj shumë seksi janë njohur në kishë në vitin 2009 dhe vitin pasardhës janë martuar. Bukuroshja ka treguar në një intervistë që me Justin Ervin nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale deri në ditën që u martuan.