Britney Spears merr në Disney Land mbesën e traumatizuar
Britney Spears mori mbesën e saj Maddie Aldridge për një udhëtim në Disney Land në Paris, disa javë pas incidentit kur për pak humbi jetën. Vajza 8 vjeçare e motës së këngëtares së njohur fatmirësisht është shëruar plotësisht pas incidentit të ndodhur. Dalja nga spitali ishte një ngjarje për tu festuar sipas Britney-t e cila mori mbesën dhe djemtë e saj për një udhëtim në destinacionin e preferuar jo vetëm për fëmijët.Në fotot më poshtë ata shihen teksa janë duke u argëtuar në maksimum.