Chance flet për padrejtësinë e tregut të muzikës
Reperi nga Chicago Chance është bërë një nga më të preferuarit. Ai ka pasur një fitore të madhe në 2017 ku si reper fitoi 3 çmime Grammy në Grammys 2017.
Chance kohët e fundit u ul me Complex për të folur për jetën si artist dhe si baba.Chance tregoi për rrugën e tij të karrierës si një artist i pavarur në industrinë e muzikës dhe planet e tij ambicioze për albumin e ardhshëm, ai gjithashtu zbuloi se projekti i tij i ardhshëm do të jetë albumi i tij i parë.
“Unë me të vërtetë mund ta shes këtë album. Ky është një hap i madh në vetvete.Disa e urrejnë faktin që unë mund t’ja dal me të vërtetë, por mënyra si ata e bëjnë është shumë e dobët. Është e padrejtë. Unë nuk e di nëse kjo 1,500 ose 1,700 klikime është e barabartë me një njësi. Kjo është e padrejtë, askush nuk dëgjon këngën e tyre 1700 herë.Kjo e bën të vështirë, unë nuk mund të konkurroj me këta njerëz.Gjithsesi kjo është e gjitha hipotetike sepse unë akoma nuk kam asnjë album. Kjo është një ide. Unë kam këngë të regjistruara, por nuk jam duke punuar për një album. Unë tani po bëj qejf” -tha Chance.