Selena dhe The Weeknd në kulmin e dashurisë së tyre?
Selena Gomes dhe The Weeknd ngrohën klimën e ftohtë në rrugët e qytetit kanadez. Ata janë fotografuar krah njëri tjetrit në Toronto ku të shoqëruar nga miq të përbashkët u shfaqën më të lumtur se kurrë.
Çifti, që ka dalë hapur në publik prej disa javësh, duket se kanë hedhur pas krahëve polemikat dhe kritikat e marra nëpër rrjetet sociale dhe disa media rozë se ‘tradhtuan’ Bella Hadid.