Justin Bieber nuk e lënë fansat as të hajë
Është shumë e vështirë për një personazh publik të shijojë momente qetësie dhe paqeje. Dhe fotoja e fundit e Justin Bieber e vërteton këtë më mirë se çdo gjë.
Ai mbetet një nga këngëtarët më të pëlqyer, edhe pse ka shumë nga ata që nuk e pëlqejnë dhe shprehin hapur antipatinë për të. Marrëdhënia e tij me fansat është komentuar shpeshherë, për mirë dhe për keq. Hera e fundit madje ishte kur një vajzë i kërkoi të bënin selfie ndërkohë që ai ishte duke u futur në makinë dhe iu përgjigj asaj “u make me sick”.
Por ky rast është më i veçantë dhe na bën të mendojmë më mirë disa gjëra që kanë të bëjnë me jetën e përsonazheve publikë. Madje për një foto të tillë të vjen vërtet keq.
Justin ishte duke drekuar me skuadrën e tij në Sydney kur një turmë fansash rrethuan tavolinën ku ata ishin ulur. E shikonin atë teksa hante, duke rujtur distancën e caktuar nga bodigardët.
Le të vendosemi për pak në vendin e tij. Shumica prej nesh nuk durojnë dot një person të vetëm të na shikojë ndërkohë që hamë, jo më një turmë të tërë. Dhe nëse kjo nuk ju duket gjë, video që tregon se si ata sulmuan drejt atij kur përfundoi ushqimin thotë edhe më shumë.