Lajme

27 March 2017

Antonio Banderas deklaron se tani është mirë me shëndet

|
By
|
0 Comment
|

Aktori i famshëm spanjoll, Antonio Banderas ka konfirmuar lajmet për përkeqësimin e shëndetit të tij, duke thënë se pësoi një sulm në zemër në janar.

56-vjeçari deklaroi për mediat spanjolle se kishte pësuar sulm në zemër më 26 janar, por nuk ishte serioze dhe nuk kishte lënë pasoja, ndërsa ende është duke u rikuperuar.

Ai ka thënë se gjatë interventit i janë instaluar tre stenda në zemër, duke shtuar se “nuk ishte aq dramatike siç shkruajnë disa”.

Vizita e Banderas në një klinikë zvicerane ka nxitur spekulimet në lidhje me shëndetin e yllit të filmit, të njohur për rolet e tij në filmat “Maska e Zorros”, “Desperado”, “Philadelphia” dhe në filmat e animuar “Macja me çizme”.

Aktori ka folur para gazetarëve të shtunën në festivalin e filmit në qytetin e tij të lindjes Malaga në jug të Spanjës, ku mori çmimin për arritje në karrierën si aktor, regjisor dhe producent.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com