Wiz Khalifa kërkon ndjesë pas asaj që bëri
Wiz Khalifa ka kërkuar ndjesë pasi nervozoi qytetarët në Medellin, Kolumbi. Reperi ishte në këtë qytet për arsye pune, dhe e shfrytëzoi rastin përtë vizituar varrin e lord Pablo Escobar ku edhe ka vendosur lule. Këtë ai e tregoi në rrjete sociale. Ky veprim u pa me shumë sy kritik nga kryebashkiaku i Medellin i cili e akuzoi Wiz-in që po suportonte figurën e këtij personazhi negativ që u ka bërë keq shumë personave. Përgtjigja e reperit ka qenë: “Nuk e kisha me qëllim që të ofendoja asnjë person, por jam i kënaqur që kryem punë dhe të gjithë janë mirë. Paqe dhe dashuri.”