Albumi i Drake vazhdon me sukseset
Albumi “More Life” i Drake vazhdon të qëndrojë në vend të parë të klasifikimit të albumeve Billboard 200 për të dytën javë. Mbi 225’000 albume të shitura për vetëm pak ditë.
Ky është albumi i dytë për reperin e njohur që qëndron kaq gjatë në krye të këtij klasifikimi dhe që korr kaq shumë sukses. “Views” i publikuar vitin e kaluar qëndroi në krye për plot 13 javë.
Të vetmit artistë të hip hop-it që ia kanë kaluar Drake-ut janë Jay Z (23 javë) dhe Mc Hammer (21 javë).