“Tradhtia ishte një lapsus momental”- tha Rupert Sanders
Ai u fotografua në një pozicion kompromentues me aktoren Kristen Stewart ndërkohë që të dy ishin në lidhje me persona të tjerë. Regjisori Rupert Sanders është shprehur se romanca me yllin e “Twilight” ishte një lapsus momental.
“Nëse do i gjykonit njerëzit për një lapsus momental, nuk do të kishte njerëz që bënin art”, ka thënë ai për “Metro”, ditën e hënë, duke shpjeguar se pavarësisht se kjo tradhti pushtoi kryeartikujt e mediave, karriera e tij nuk u shkatërrua. “”Të gjithë bëjnë gabime. Ndoshta mund të bëj gabime edhe në të ardhmen”.
Regjisori ishte i martuar me Liberty Ross kur fotot e tij u publikuan në korrik të vitit 2012. Ajo bëri kërkesën për divorc në janar të vitit 2013. Ndërsa Stewart ishte në një lidhje me yllin e “Twilight” Robert Pattinson.