Kendall Jenner nuk i reziston ngjyrës platin
Ajo ishte e vetmja nga motrat e famshme që nuk kishte provuar bjonden por Kendall Jenner më në fund ka eksperimentuar me flokët e saj, duke u shfaqur me flokë platin në reklamën e re të “Pepsi Max”.
Teksa është shfaqur me model të ri flokësh, modelja 21-vjeçare është fotografuar gjatë xhirimeve të reklamës në Bangkok, Tajlandë.
Kjo është hera e parë që Kendall lyen flokët e saj bjonde ndryshe nga motrat e tjera Khloe, Kim, Kylie dhe Kourtney.