Drake “ironizon” Dj Khaled
Dj Khaled emëroi djalin e tij të porsalindur Asahd si producentin ekzekutiv të albumit që do të publikojë sëshpejti, “Grateful”.
Në postimet e fundit në rrjete sociale ai publikonte video ku pyeste djalin e tij nëse bashkëpunimi i tij dhe Drake ishte publikuar duke thënë:” Hey Asahd did thë Drake vocals come in yet? Chill, everything’s top secret.”
Sëfundmi Dj-it të njohur i dërgoi një video vetë Drake ku kishte imituar këtë situatë në mënyrë shumë interesante. Video u pëlqye shumë nga hitbërësi i “I got the keys”, i cili e postoi atë në profilin e tij në Instagram.