Ja cilët këngëtarë shqiptarë do e ndërrojnë profesionin për një ditë
Do ta ndërrojnë profesionin e këngëtarit por jo përgjithmonë, vetëm për një ditë.
Kështu ka lajmëruar menaxheri i “On Records” që ka në menaxhim Kidën, Mozzik, Getinjo, Baby G, Nikka, etj. Vetëm për një ditë këta këngëtarë do të marrin përsipër të shërbejnë ushqimin në një ‘fast food’ në Prizren. Sigurisht që e gjitha kjo është në një formë reklame për të pasur sa më shumë pjesëmarrës, gjithësesi ideja është e veçantë dhe duhet parë se si këta këngëtarë të rinj do ta zotërojnë edhe këtë profesion, duke qenë se me këngën, ata po arrijnë mjaft sukses.