Lajme

10 April 2017

Era Istrefi bëhet brune,fansat nuk e pëlqejnë

|
By
|
0 Comment
|

Jemi mësuar ta shohim me flokët e saj biond gati gati në nuancë të bardhë, por këtë herë, këngëtarja shqiptare Era Istrefi, i ka lënë të gjithë pa fjalë me ndryshimin e fundit.

Ajo ka vendosur që të bëhet zeshkane, së paku duke u bazuar në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.

“Vetëm një hap larg të bërit krejt zeshkane. Çfarë mendoni ju?”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

Menjëherë kanë reaguar fansat e saj duke e lavdëruar për guximin, megjithëse ka nga ata që do të preferonin të rikthehej në origjinë.

Karriera e saj në muzikën botërore sapo ka nisur ngritjen, prandaj Era duhet t’i kushtojë vëmendje edhe imazhit. kënga e saj e fundit “Redrum” është pëlqyer në masë dhe numëron rreth 15 milionë shikime në “YouTube”.

Only 1 step away from going all dark ?What do you guys think? ?

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com