Nick Cannon ndan Mariah Carey nga i dashuri i ri
Mariah Carey i kanë dhënë fund lidhjes së saj me Bryan Tanaka pas 5 muajsh së bashku. Shumë burime deklaruan se diva e muzikës e ka braktisur të dashurin e saj pasi ky i fundit ishte tepër xheloz për ish-bashkëshortin, Nick Cannon, me të cilin pretendohet se kalon shumë kohë.
Cannon ka reaguar menjëherë ndaj këyre thashethemeve, duke thënë: “Unë nuk jam aspak në dijeni për këtë që po ndodh. Unë duhet të shqetësohem për problemet në lidhjen time jo për ato të shkuarat. Shumë burra janë xhelozë për mua. Bëj shaka. Për mua, në fund të fundit, ajo është një nënë e mrekullueshme dhe jemi të fokusuar totalisht tek fëmijët tanë. Kjo gjë nuk do ndryshojë kurrë pavarësisht kush është në jetën time apo në jetën e saj. Ne kemi fëmijë së bashku, kështu që do të jemi gjithmonë një familje”.