Orlando Bloom ndarje paqësore me ish – gratë e tij
Orlando Bloom ka folur për herë të parë për ndarjen nga Katy Perry. Aktori britanik ka shprehur hapur dashurinë për këngëtaren e famshme teksa ka folur për numrin e fundit të revistës “Elle UK”, duke treguar se ata jane ende miq të mirë.
“Ne jemi miq dhe kjo është një gjë e mirë”, shprehet Bloom. “Ne jemi të dy të rritur. Çdo gjë ka mbetur mes nesh. Eshtë mirë t’ju japim një shembull fëmijëve tanë dhe t’ju tregojmë se ndarja nuk është urrjetje”.
Ky është një mësim që ai e ka marrë nga ndarja me Miranda Kerr në 2013 pas 3 vitesh martesë. Bloom vazhdon të ketë një marrëdhënie të ngushtë me supermodelen dhe kjo për shkak të djalit 6-vjeçar.