Lajme

12 April 2017

Khloe Kardashian gati për t’u bërë nënë

Ajo është e fokusuar në ndërtimin e një perandorie biznesi dhe njëkohësisht të mbajë trupin sa më në formë por mesa duket kjo nuk është e gjitha.

Khloe Kardashian ka zbuluar më shumë për veten në një intervistë të dhënë këtë javë për “Es Magazine”, ku ka folur për dashurinë dhe dëshirën për të nisur një familje me të dashurin Tristan Thompson.

Ylli i “Keeping Up with The Kardashians” është shprehur: “Do dëshiroja shumë të kisha një familje. Ne kemi biseduar rreth kësaj teme. Tristan tashmë është një baba dhe ky është një fakt që ai do të jetë një baba i mrekullueshëm”.

“Unë përfundimisht dua të bëhem një nënë. Por nuk dua të ushtroj presion. E ndjej në shpirt që do të ndodhë”.-ka shtuar vajza e madhe Kardashian e cila nuk ka shumë që i ka dhënë fund marrëdhënies problematike me Lamar Odom.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com