Vetëvritet aktori, por shpëton 4 jetë
Clay Adler, aktori i njohur për rolin e tij në serialin “Newport Harbor: The Real Orange County” i dha fund jetës në moshën 27-vjeçare në mars teksa ishte me pushime me miqtë në shkretëtirë.
I ati i tij, Frank ka rrëfyer se Clay u regjistrua si dhurues organesh gjatë kohës që do të merrte lejen e drejtimit. “Ai dëshironte të ndihmonte të tjerët që ishin duke vdekur”, ka thënë ai.
“Ai ka shpëtuar tashmë 4 apo pesë jetë njerëzish”, vijon Frank. “Ata e mbajtën gjallë pak më shumë që ai të mund të dhuronte organet për të cilat foli. Spitali na tha se ai ai kishte dhuruar shumë, kjo pasi organet e brendshme të tij ishin në formë fenomenale. Clay duhet të jetë i lumtur sepse këta njerëz po jetojnë falë tij”.
Aktori kalifornian ka pasur miqësi edhe me Jennifer Lawrence dhe karriera e tij po ngjitej por mesa raportohet problemet psikologjike e kanë bërë 27 vjeçarin të heq dorë nga kjo jetë.