Ndahet keq çifti simpatik
Ata kanë qenë të dashur vetëm për disa muaj, por mesa duket Jesy Nelson dhe Chris Clark kanë zgjedhur t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Anëtarja e grupit “Little Mix” në një farë mënyre ka konfirmuar zërat për ndarjen me Chris pasi ka fshirë nga adresa e saj në Instagram çdo foto që kishte me të. Kjo dhe fakti që ai po ashtu nuk e ndjek më në Instagram lënë të kuptohet që ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore. Ndarja e ka prekur paksa emocionalisht këngëtaren por shoqet e grupit janë përpjekur ta ndihmojnë atë maksimalisht.