Angelina Jjolie heq dorë përfundimisht nga aktrimi
Angelina Jolie raportohet se po planifikon të heqë dorë nga aktrimi ndërkohë që ndodhet në mes të divorcit dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve me Brad Pitt. Sipas thashethemeve aktorja e “Maleficent” dëshiron të mos bëjë më filma por të fokusohet tek 6 fëmijët e saj.
“Angie do i japë fund paraqitjes nëpër filma. Ajo dëshiron të shkruajë dhe të jetë regjisore por jo të luajë nëpër filma”, ka thënë një burim për “Naughty Gossip”.
“Kapitulli i ardhshëm i jetës së saj do të jetë fokusimi tek fëmijët dhe të gjithë kauzat që ajo mbështet”.