Noizy bën hapin e madh të muzikës shqiptare
Noizy është bërë pjesë e një prej platformave më të mëdha të muzikës në Youtube.Ka qenë vetë reperi që ka njoftuar hapjen e kanalit të ri në Vevo duke kërkuar që fansat t’i bëjnë “subscribe”.
“Subscribe kanalin tim të ri në Vevo. Këngë të reja do të upload-ohen këtu shumë shpejt”, ka shkruar reperi 30-vjeçar.Në “Vevo” nuk lejohet blerja dhe mashtrimi me klikimet.
Edhe labeli “Threedots” është pjesë e VEVO-s dhe ka një kanal të tijin në këtë platformë.Ky është padyshim një hap i madh për tregun tonë muzikor.