Professor Green i nënshtrohet një operacioni të gjatë, ja gjendja e tij
Ai ka treguar një vit më parë për problemet me sëmundjen e hernies, por gjendja e Professor Green duket se është përkeqësuar pasi reper ka përfunduar në spital.
33-vjeçari ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale se i është nënshtruar një operacioni, i cili ka zgjatur rreth 5 orë e gjysmë.
Professor Green, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Manderson, ka postuar një foto në Instagram, ku shihet i shtruar në spital.
“Sot është dita! Mirupafshim hernie”, shkruan në postimin e tij hitbërësi i “Read all about it”.