Rita Ora shkëlqen e tëra në eventin muzikor në Kinë
Ajo është seksi dhe njëkohësisht di të paraqitet me elegancë të jashtëzakonshme kur e do vendi. Rita Ora shpesh herë ka ditur të mahnisë me paraqitjet plot glamur. Pas pjesëmarrjes në festivalin më të madh të muzikës në botë në Coachella, këto ditë ajo po qëndron në Kinë ku ka marrë pjesë në disa evente e koncerte.
Në eventin “China Music Awards”, ajo ka veshur një fustan ngjyrë ari të markës Dior duke i dhënë sharmë e shkëlqim tapetit të kuq. Rita së fundmi nuk ka sjellë projekte të reja muzikore, mirëpo në vitin 2015-të ajo solli dy hite, “Poison” dhe “Body on me”, këngë të cilën e realizoi në bashkëpunim me reperin amerikan Chris Brown. Ajo ka deklaruar së fundmi se nuk do vonojë projekti i radhës muzikor që ajo do të sjellë.