Beyonce dhe nëna e saj shkëlqejnë në Wearable Art Gala
Ajo mund të ketë hyrë nga dyert e pasme të eventit por Beyonce nuk ka nevojë për tapet të kuq për të rënë në sy.
Diva e muzikës ka preferuar të mos bëjë shumë zhurmë teksa ka mbërritur në “Wearable Art Gala” në Los Angeles, mbrëmjen e së shtunës së bashku me Jay Z.
Ylli 35-vjeçar, e cila është në pritje të binjakëve, nuk ka preferuar të kalojë në tapetin e kuq të këtij event por ka publikuar një foto duke treguar veshjen e veçantë që kishte përzegjedhur për këtë ceremoni.
E veshur me një fustan të kuq dhe një kurorë me lule, Beyonce mund të quhet pasdiskutim mbretëresha e mbrëmjes.Beyonce ndër të tjera ka falenderuar edhe nënën e saj e cila ka dhënë një kontribut të madh në organizimin e këtij eventi.Nuk mund të lemë pa permendur që edhe nëna e Bey shkëlqeu në këtë mbrëmje.