Lajme

01 May 2017

Shakira sjell së shpejti këngën dedikuar bashkëshortit të saj

Shakira nis xhirimin e videoklipit të këngës së saj “Me Enamore”, ku do të ketë rolin e tij edhe bashkëshorti i saj, Gerard Pique.

Çifti i famshëm është parë në rrugët e kryeqendrës së Katalunjës, ku po realizohet edhe videoklipi.

Sigurisht, është e paevitueshme pjesëmarrja e futbollistit 30-vjeçar në këtë video muzikore, pasi Shakira ia ka dedikuar atij këtë këngë.

Kënga “Me Enamore” është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe ka premisa të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me k6ngët e mëparshme të artistes 40-vjeçare.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com