Lajme

02 May 2017

Veshje të tmerrshme në Met Gala, Kate Perry e veshura më keq

Këngëtarja e hitit “Chained to the Rythm” ka shokuar të gjithë me një veshje ekstroverse në mbrëmjen e ‘Met Gala 2017’.

Katy Perry mbërriti në tapetin e kuq në New York më një veshje të stiluar nga John Galliano. Fustani i cili ishte pjesë e ‘Javës së Modës në Paris’ është një copë dramatike e stiluar nga shtresa të pafundme dandellash të cilat lidhen njëra pas tjetrës.

Veshja e këngëtares kishte detaje të ndryshme të cilat e plotësonin duke filluar nga lulet, fjongot, aksesorët e rëndë dhe velloja në të cilën shkruhej fjala ‘witness’ (dëshmitare).

John Galliano njihet si stilisti i cili e adhuron Hitlerin dhe përçmon femrën. Në sytë e tij një fëmër është e mallkuar që në lindje, ajo është një specie e brishtë e pavlerë dhe e shëmtuar për këtë arsye stilimiet e tij kanë për qëllim të ulin figurën femërore.

32-vjeçarja që habiti të gjithë u cilësua si e veshura më keq në Met Gala.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com