Konfirmohet, Drake dhe Nicki Minaj do të performojnë në BMA 2017
Në 21 maj mbahet eventi i rëndësishëm Billboard Music Awards . Të hënën është konfirmuar se 2 nga artistët që do të performojnë janë Drake dhe Nicki Minaj. Artistë të tjerë që pritet të ngjiten në skenë janë John Legend, Celine Dion, Ed Sheeran, Florida Georgia Line dhe Camila Cabello, por për ta nuk ka një konfirmim.
Nuk është e qartë se çfarë këngësh do të performojnë Drake dhe Nicki, nëse do të performojnë bashkë këngën “No Frauds” apo do të kenë performanca të ndara.