Kim dhe Ellen planifikojnë surprizën për 40 vjetorin e Kanye West
Gjatë bisedës me Kim Kardashian në 27 Prill, komediania e njohur Ellen ofroi të ishte “prezantuesja” në surprizën për Kanye West në ditëlindjen e tij. Ajo i bëri këtë propozim pasi Kim i tregoi gjatë intervistës se po ndihej shumë në presion për t’i bërë një surprizë sa më të bukur në ditëlindjen e 40 të reperit.
“Nuk kam asnjë ide… Ai bën shumë surpriza të bukura, romantike e të çmendura për mua, kështu që siç kuptohet jam paksa në tension për këtë.”- është shprehur bukuroshja.
DeGeneres premtoi t’ia dedikonte minutazhin e plotë të puntatës së 8 qershorit Kanye-s dhe të gjithë familjes Kardashian dhe shtoi: “Ai mund të performojë ose të flasë për çfarë të dojë.”