Beyonce me shtatzëni të vështirë
Diva e muzikës pop duket se po kalon një shtatzani të vështirë dhe kjo vërtetohet nga mungesa e saj në Met Gala dhe shmangia e daljeve në ekran.
Mbartja e dy binjakëve duket se e ka stresuar Beyoncen e cila momentalisht po shpërngulet në një rezidencë më të madhe në Los Angeles që të krijojë hapsirën e duhur për fëmijët e saj.
Ditën e kaluar ajo u fotografua duke bërë shopping për mobilje të reja së bashku me vogëlushen e saj Blue Ivy dhe dy roje personale që i shoqëronin. Ajo çfarë u vu menjëherë re ishte lodhja e madhe në të cilën ndodhej këngëtarja. Ajo e kishte thuajse të pamundur të sorollatej në dyqan.
Shpeshherë 35-vjeçares i merrej fryma dhe dukej e pafuqishme por në të njëjtën kohë ishte e vendosur të çontë blerjet e saj deri në fund.
NEW PHOTOS: Beyoncé & Blue furniture shopping in LA (May 1) https://t.co/1UOgAsrg2Y pic.twitter.com/c3VBYQdmKB
— BEYONCÉ LEGION (@Bey_Legion) May 3, 2017