Lajme

08 May 2017

Fjalët prekëse të Vin Diesel për Paul Walker gjatë MTV Awards

Vin Diesel ka përkujtuar mikun dhe kolegun e tij të ndjerë Paul Walker teksa ka pranuar “Generation Award” për filmin “The Fast and Furious” në ceremoninë e “MTV Movie and TV Awards” në Los Angeles, ditën e dielë.

Aktori 49 vjeçar ka qënë i shoqëruar nga kolegët Michelle Rodriguez, Tyrese Gibson dhe Jordana Brewster në momentin që ai ka përkujtuar mikun e tij të ndjerë, i cili u nda nga jeta më 30 nëntor 2013, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

“Nuk mund të qëndroj në këtë skenë dhe të flas për “Fast and Furious” pa përmendur vëllain tim Paul, vëllain tonë Paul, shpresojmë që të ndihesh krenar”, ka thënë Diesel.

“Në 2002 isha duke qëndruar në këtë skenë dhe “MTV” më vlerësoi mua dhe Paul me çmimin “Best Duo” dhe tani, 15 vite më vonë, unë jam me të gjithë familjen, duke marrë çmimin “Generation Award”.

Ndër të tjera aktori shtoi: “Nuk pati asnjë sekondë, asnjë minute…asnjë ditë gjatë xhirimeve që ne nuk këmi menduar për vëllain tonë Pablo, se si ta sillnim atë në film, të bënim dicka me të cilën ai do të ndihej krenar.”

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com