Britney Spears tregon karrierën e saj muzikore në “Broadway
Fansat e princeshës së pop-it janë shtangur nga emocioni kur kanë mësuar se e gjithë karriera muzikore e këngëtares së tyre të preferuar do të shndërrohet në një shfaqe teatrale ne “Broadway”. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i Britney ku u shpreh se pas një takimi me aktorin Jerry Mitchell po përgatitet një skript ku këngët e Spears do të jenë epiqendra e vëmendjes. Fansat e saj kanë kërkuar gjithashtu që 35-vjeçarja të prezantojë një autobiografi në “Broadway” pasi shfaqja e një mjuzikëlli vetëm me këngë nuk u mjafton.
Fatkeqësisht kjo kërkesë u refuzua pasi Britney dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për të krijuar një historik vetëm mbi karrierën e saj të gjatë muzikore, mundësi kjo, që do ta merrte përsipër vetëm skena madhështore e “Broadway”. Menaxheri i saj është shprehur për revistën “Forbs” se shfaqa do të jetë gati më 1 janar të vitit të ardhshëm.