Rinis konflikti mes Jay Z dhe Solange, ja arsyeja
Jay Z dhe Solange Knowles janë përfshirë në një tjetër debat për shkak të Beyonce. Sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, Jay Z dhe Solange kanë nisur të diskutojnë ashpër për shkakun se kush do të qëndrojë pranë Beyonce kur ajo të sjellë në jetë binjakët e saj.
“Solange i ka qëndruar shumë pranë Beyonce-s së fundmi, duke frekuentuar seanca yoga si dhe duke u kujdesuar për trupin e saj, që të jetë sa më në formë dhe dëshiron që të jetë pranë motrës së saj kur ajo të lindë”, ka thënë një burim i brendshëm. “Nga ana tjetër reperi insiston se është detyra e tij të jetë pranë bashkëshorts së tij kur fëmijët të vijnë në jetë dhe dëshiron që Solange të jetë jashtë sallës së lindjes”.
Një burim i brendshëm për “Radar Online” ka thënë: “Kjo çështje është shndërruar në një luftë të vërtetë mes tyre, duke mos marrë parasysh se çfarë Beyonce dëshiron”. Nuk e dimë se si do të vazhdojë situata mes dy “armiqve” që mesa duket nuk pushojnë së konfliktuari.