Channing Tatum ka prekur dhe sensibilizuar njerëzit me letrën dedikuar vajzës së tij
Revista “Cosmopolitan” i kërkoi aktorit 37 vjeçar të shkruante diçka në nder të hapjes së Magic Mike Live In Las Vegas, por Channing Tatum i dha shumë më shumë se kaq.
Aktori i famshëm ka shkruar një letër prekëse për vajzën e tij 3 vjeçare Everly, në mënyrë që ajo mund ta lexojë kur të jetë një adoleshente. Ai ka treguar se si dëshiron që vajza e tij të zbulojë seksualitetin e saj dhe të gjejë dashurinë e vërtetë.
“U përpoqa të imagjinoja gjërat që do doja që ajo të lexonte në mënyrë që ta ndihmonin atë për të kuptuar meshkujt, seksin dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe në atë moment kuptova diçka të çuditshme. Nuk dua që ajo të shohë botën e jashtme për këto përgjigje. Shpresa ime më e madhe për të është të mos ketë frikë, të jetë gjithmonë vetëvetja, pavarësisht se si meshkujt duan që ajo të jetë”.
Në letrën e tij, aktori amerikan ka thënë fjalët më të bukura edhe për bashkëshorten e tij Jenna Dewan-Tatum me të cilën është njohur gjatë xhirimeve të Step Up.