Lajme

14 May 2017

Getoari dhe Marina më të emocionuar se kurrë

Ghetto Geasy kohët e fundit është shprehur vazhdimisht për dashurinë për Marinën, duke e quajtur edhe si gruan e tij. Megjithatë një dedikim kaq romantik nuk besojmë që ta ketë bërë ndonjëherë gjatë gjithë jetës së tij sentimentale. Autori i shumë hiteve ka postuar një foto të prezantueses bukuroshe me fustan nuseje të cilën e shoqëronte me këto fjalë shumë emocionuese: “Mes ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka kam ëndërruar…po pres me padurim ditën kur të të shoh nuse” ishin fjalët e tij.
Ky gjest i reperit e ka prekur shumë Marinën e cila ka komentuar: “Me ke emocionuar shumë drita e syve të mi”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com