Fituesja e Eurovizionit … Portugalia
Portugalia ka fituar çmimin e parë të Eurovision për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.
Salvador Sobral arriti që të grumbullonte më shumë pikë nga të gjithë konkurrentët e tjerë.
Portugalia mblodhi 758 vota, duke lënë mbrapa Bullgarinë me 615 dhe Moldavinë me 374, që ishin edhe tri këngët më të përzgjedhura nga publiku.
Salvador Sobral, 27 vjeç, fitoi me baladën e tij Amar Pelos Dois, i cili u shkrua nga motra e tij dhe në ndryshim nga shumë prej këngëve të tjera kjo baladë nuk ishte në anglisht.
Pas marrjes së trofeut, ai tha: “Kjo është një fitore për muzikën … muzika nuk është fishekzjarre, muzika ndihet” koment ky që u duartrokit nga të gjithë.