50 Cent tallet,por ndërkohë grabitësi…
Ndëkohë që 50 Cent ishte në gjendje të bënte shaka për shtëpinë e tij në Konektikat që u grabit javën e kaluar.Duket se personi që ka qenë përgjegjës për kujdesin e shtëpisë,e mori situatën më seriozisht.
TMZ ka nxjerrë një audio nga një thirrje që është bërë për 911 në polici nga menaxherja e shtëpisë së 50 Cent.Personi në thirrje mund të dëgjohet duke i thënë dispeçerit se sheh një njeri të zi që shkon nga njëra pronë në tjetrën.50 Cent nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit.Policia më vonë arrestoi Elwin Joyce dhe ai u akuzua për vjedhje të shkallës së dytë, mashtrim, keqtrajtim kriminal, dhe tentativë të vjedhjes.