Taylor Swift nuk do të flasë me Katy Perry
Këngëtarja amerikane Katy Perry ishte e ftuar në ‘Carpool Karaoke Primetime Special’ pak ditë më parë.
Ndërsa zbuloi disa sekrete rreth jetës së saj, këngëtarja 29 vjeçare, ju përgjigj edhe pyetjes në lidhje me sherrin e saj me këngëtaren 27 vjeçare Taylor Swift. “Situata është kjo. Sinqerisht, ajo e nisi të gjithë këtë kështu që është koha që ajo t’i japë fund këtij sherri”, ka konfirmuar Perry për drejtuesin e programit. “Jam përpjekur të sqarohem me të për këtë situatë por ajo nuk dëshiron të flasë me mua”, ka vijuar më tej Perry.