Lady Gaga e pikëlluar pas fatkeqësisë së mikes së saj
Njëra nga shoqet më të mira të Lady Gaga, Sonja Durham ka ndëruar jetë pas betejës së ashpër me kancerin.
Këngëtarja është plotësisht në shok për shkak të vdekjes së mikeshës së saj prej shumë vitesh.
Sonja Durham ishte pjesë e ekipit të menaxherëve të Gaga dhe të dyja ato ishin lidhur në një miqësi për një kohë të gjatë.
“Jam në shok, pasi herën e ardhshme kur do të të shoh, do të kem vdekur. Do të jem e fortë për shkak të çdo kujt që ka kancer”, ka thënë këngëtarja e njohur.
Ajo në albumin e fundit njërën këngë ia kishte kushtuar pikërisht Sonjës.